1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Ndryshe nga Kosova, Shqipëria jep falas librat për të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe për 16 kategori të veçanta

Sot në Shqipëri ka nisur shpërndarja e teksteve shkollore për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9 vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka thënë se përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim.

Rama njoftoi se kjo vlen edhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm.

MIRËMËNGJES ????dhe me nisjen e shpërndarjes së teksteve FALAS për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare – ku…

Posted byEdi Ramaon Thursday, August 31, 2023

E ndryshe nga Shqipëria, në Kosovë sivjet çështja e furnizimit të nxënësve me tekstet shkollore ka ngjallur reagime e telashe të shumta.

Kjo pasi Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim që tekstet shkollore duhet të blihen nga vetë prindërit e nxënësve, me rimbursim.

Platforma online e Qeverisë së Kosovës, E-Kosova, ku prindërit kanë mundur të aplikojnë për sigurimin e të hollave, është hapur më 25 gusht – saktësisht një javë para nisjes së vitit të ri shkollor.

Ministria e Arsimit ka ndarë nga 80 euro për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën dhe nga 30 euro për ata nga e gjashta deri në të nëntën, pasi të fundit i kanë të siguruara librat nga viti i kaluar.

Furnizimi me libra në librari është një praktikë e re në Kosovë – së paku në 15 vjetët e fundit, pasi që Ministria e Arsimit i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img