Termocentralet e Kosovës konsiderohen ndër ndotësit më të mëdhenj në Evropë. Vetëm gjatë vitit të kaluar, emetimet e pluhurit dhe gazrave të rrezikshme nga termocentralet Kosova A dhe Kosova B kanë qenë mbi katër herë më shumë sesa niveli i lejuar.
Numri i qytetarëve të Kosovës që vuajnë nga sëmundjet e sistemit respirator llogaritet të jetë i lartë. Në një raport të Bankës Botërore të vitit 2019 u tha se rreth 760 njerëz çdo vit vdesin në Kosovë për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit.

REL sjell storien e 66 vjeçarit Skënder Smajli, i cili vuan nga një sëmundje e mushkërive për shkak të punës disavjeçare në termocentrale e Obiliqit që kishte nisur qysh si 16 vjeçar dhe jetesa mbi pesë dekada në fshatin Palak, pak kilometra larg tymtarëve të termocentraleve.