0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ndotja e ajrit është e lartë në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, Drenas

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike thekson se po përcjell në vazhdimësi nivelet e larta të ndotjes së ajrit në Kosovë e veçmas në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë dhe Drenas, ndërsa sipas të dhënave të Agjensionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës janë mbi vlerat e lejuara.

Në njoftim të IKSHP-së thuhet se efektet afatshkurta të ndotjes nga partikulat sipas shumë të dhënave  çojnë drejt rritjes së numrit të vdekjeve të parakohshme, të sëmurëve me astmës bronkiale, bronkitet kronike, sëmundje kronike obstruktive të mushkërive tek moshat e shtyra, rritjen e numrit të pranimeve spitalore nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratorë, kancer, shkurtimin e jetës dhe rritjes e shkallës së mortalitetit.

“Si burime potencialisht ndotëse tashmë të njohura janë termocentralet elektrike, përdorimi i ngrohjes në sezonin e dimrit, automjetet e vjetruara dhe trafiku i dendur, djegia e shtuar e karburanteve dhe lëndëve të ngurta djegëse, djegia e mbeturinave, mungesa e sipërfaqeve të mjaftueshme gjelbëruese, mos pastrimi i rrugëve, ndërtimet gjatë tërë vitit pa plan të mirëfilltë urbanistik, prania enorme e pluhurit në qytet”, thuhet në njoftim.

Duke analizuar situatën aktuale Instituti Kombëtar propozon:

Masa specifike

  1. Inspektorati shëndetësor të kontrolloj raportimin ditor të sëmundjeve respiratore dhe kardiovaskulare nga të gjitha institucionet shëndetësore të kujdesit parësor, dytësor dhe tretësor (veçanërisht QKMF Prishtinë dhe Klinika Emergjente, SHSKUK).
  2. Inspektoratet e mjedisit të bëjnë kontrollin rigoroz të filtrave të ajrit në termocentrale gjatë 24 orëve, kualitetit të karburanteve dhe konsumimit të lëndëve të ngurta djegëse që përdoren për ngrohje nga qytetarët.
  3. Shtimi i numrit të autobusëve me karburante ekologjike në transport publik.
  4. Të kufizohet ardhja e veturave nga periferia në kryeqytet.
  5. Urgjentisht të merren masa rigoroze të kontrollit teknik të veturave.
  6. Mirëmbajtja e rrugëve dhe menaxhimi i drejtë i mbeturinave të ngurta.
  7. Matja e përhershme e ndotjes së ajrit në pikat kyçe në Kosovë dhe paraqitja ditore e rezultateve online

Masa individuale

  1. Të reduktohen daljet në qytet dhe në vendet me ajër të ndotur sidomos në mëngjes dhe mbrëmje, e sidomos personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzënat;
  2. Qëndroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për ajrosjen e dhomave.
  3. Personat që pashmangshëm duhet të dalin në aktivitetet e tyre jashtë shtëpisë të përdorin maska mbrojtëse ose të mbulojnë gojën e hundën me shall.
  4. Të reduktohet pirjen e duhanit jashtë ku ka qarkullim të njerëzve, e domosdoshmërish ndalimi i duhanit brenda hapësirave të banimit, punës, shkollave dhe spitaleve.
  5. Grupet e popullatës së rrezikuar të tilla si me sëmundje kronike pulmonare, zemrës, pacientët astmatik dhe të prirë për alergji, të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna rekomandohet që të kalojnë më shumë kohë në mjedise me nivele të ulëta të ndotësve, të tilla si malet dhe vendpushime të shëndetshme.

Ekspertët e Institutit Kombëtar paralajmërojnë dhe alarmojnë se nëse nuk merren masa urgjente, do të ketë efekte negative në dëmtimin e shëndetit dhe rritja e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet e sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore do të jetë shqetësuese.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img