-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ndoti rrugën me rrotat me baltë, gjobitet shoferi i kamionit në Prizren

Një ngasës i kamionit në Prizren është gjobitur nga Policia e Kosovës, pasi kishte ndotur rrugën me rrotat me baltë.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e policisë, ngasësit e automjeteve me “Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugorë” (05/L-088) i cili është në fuqi, e kanë obligim që të kujdesen që të mos ndotin rrugët dhe duhet të kujdesen që të pastrohen rrotat në rast se automjeti del nga punishtja apo rruga me baltë.

“Ligji në fjale thotë: Neni 44, Hyrja nga rruga dytësore e paasfaltuar – shoferi i cili me mjet hyn nga rruga e dheut në rrugë me rrugë të shtruara duhet ta ndalë mjetin dhe ta heqë baltën nga rrotat”.

“Por, një ngasës kamioni në Prizren nuk është kujdesuar për këtë , andaj me datë 17.03.2023 ngasësit në fjalë i shqiptuar një gjobë për shkak të ndotjes së asfaltit me rrotat me baltë”, thuhet në komunikatën për media.

Policia në fund u ka bërë thirrje të gjithë ngasësve dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion që të kujdesën për sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë, por të kujdesën edhe për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e ambientit.

“Respektojini rregullat dhe ligjet në fuqi”, thuhet tutje

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img