Formalisht, në publikun serb, nënshkrimi i marrëveshjes do të perceptohej si nënshkrim i kapitullimit, e cila mbase do të ngjallte protesta edhe më të mëdha nga partitë e krahut të djathtë. Gjithashtu, po të kishte nënshkruar Vuçiq pasi vetë deklaronte se s’do të nënshkruante, do të futej në telashe të mëdha. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ai nuk ka ndërmarrë obligime për atë që ka pranuar në Ohër”, thotë Kryetari i Qendrës për Rajonalizëm në Beograd, Aleksandar Popov, në një prononcim për median serbe “Blic.rs”.
Popov beson se çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe “ka peshë simbolike” për palën serbe dhe se shumëçka do të varet nga themelimi i saj. Megjithatë, ai beson se për Serbinë ajo nuk do të jetë e pranueshme në formën e një organizate joqeveritare.
“Shumëçka varet nga ajo se mbi çfarë modeli do të themelohet Asociacioni i Komunave të banuara me shumicë serbe. Lajçak propozoi 15 modele. Nëse një është një konferencë e zakonshme qytetesh si ato në Serbinë qendrore, atëherë nuk është asgjë më shumë se një OJQ. Nëse ka pushtete më të gjera dhe madje edhe ekzekutive, atëherë është tjetër tregim. Kjo, në rend të parë, për s4erbët e Veriut të Kosovës sepse ato në jug që moti janë të integruar”, ka thënë Popov.
Ai gjithashtu beson se nëse nuk ka ndonjë kapërcim në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sivjet, atëherë asgjë s’do të dalë nga ajo. “Vitin tjetër janë zgjedhjet në BE dhe ShBA, dhe mendoj se Perëndimi do të insistojë në detyrat dhe zgjidhjet prioritare të sivjetme. Kjo gjithashtu do të diktojë edhe lëvizjes në hapa dhe sekuencimin”.