1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ndonëse e rëndojnë akuzat për kurdisje, “Llapi vazhdon i bashkuar dhe i pathyeshëm në çdo aspekt”

Klubi i futbollit Llapi u përfshi në skandalin e madh të kurdisjes së ndeshjeve, të publikuar disa ditë më parë nga mediat prestigjioze franceze.

Këto të fundit e përmendën klubin kosovar si të përfshirë në kurdisjen e katër ndeshjeve në futbollin kosovar, rast për të cilin në Francë u arrestuan nëntë persona, prej tyre katër kosovarë.

Mediat franceze pretenduan se në këto trukime kanë gisht edhe kryesia e klubit llapjan, shtabi teknik dhe disa futbollistë.

Ndërkohë, në Kosovë për këtë rast hapi hetim edhe Prokuroria themelorë në Prishtinë.

Sidoqoftë, llapjanët ndihen të pastër si loti, duke insistuar se nuk kanë të bëjnë me kurdisje e as me asnjë lloj dyshimi dhe akuze që i rëndon ata.

Madje, llapjanët janë mbledhur së fundmi për ta motivuar ekipin në rrugëtimin e tij në arritjen e objektivave.

Ndërkohë, trajneri Tahir Batatina e ka bërë një postim, duke konfirmuar se llapjanët janë të fokusuar vetëm tek futbolli dhe tek sukseset.

“Vazhdojmë të bashkuar dhe të pathyeshëm në çdo aspekt. Forca Llapi”, ka shkruar Batatina.

Llapi e synon daljen në Evropë për të tretin vit radhazi dhe këtë mund ta bëjë mbi të gjitha përmes Kupës së Kosovës, gjë të cilën e bëri në dy edicionet paraprake.

Në çerekfinale të Kupës, Llapi do të përballet me Malishevën.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img