Site icon PrishtinaPress

Ndodhë për Prishtinë, kufoma bashkë me udhëtarët në aeroplan, dënohet kompania

Një udhëtare e ka denoncuar Turkish Airlines se ka futur një kufomë të udhëtarët në aeroplanin e linjës Stamboll Prishtinë. Salie Osmankaq, ka treguar se kufoma ishte sjell e fundit brenda në aeroplan. Me lese dhe e mbështjellë me qefin ishte dërguar në fund të aeroplanit.

Turkish Airlines dhe udhëtimi me kufomën e futur në aeroplan mbi kokat tona”. Kjo është fjali e parë e denoncimit që ka bërë Salie Osmankaq, një udhëtare e linjës Stamboll – Prishtinë.

Osmankq ka shkruar se kompania turke, pa fije hezitimi ka bërë pjesë të udhëtimit edhe një kufomë (të mbështjellë vetëm me qefin, e jo të vendosur në arkivol), të cilën e kanë futur në bord, pasi që të gjithë udhëtarët zunë vendet e tyre.

“Derisa po prisnim të nisej aeroplani, pasi u mbyll bordi, për një çast hyn në aeroplan hynë 5 burra, të mbrojtur me jelekë dhe dorëza. Njëri na ta na kërkoi ne udhëtarëve të skajonim kokat, e 4 të tjerët bartnin pas tij kufomën me lese. Kufoma “udhëtoi” mbi kokat tona. E dërguan diku kah bishti i aeroplanit dhe ata që e sollën dolën nga bordi”, ka përshkruar Osmankaq udhëtimin nga Turqia në Kosovë.

Sipas saj, një veprim i tillë përpos që ishte fyerje për familjarët e të ndjerit është shtë terror psikologjik për fëmijët e të rriturit që atë ditë (më 07.04.2018) po udhëtonim në aeroplan.

“Nëse ishte dashur domosdoshmërisht kufoma të bartej nga Stambolli në Prishtinë, atëherë procedura e futjes së kufomës në aeroplan të kryhej përpara se udhëtarët të zinin vendet. Dhe kufoma të futej tek bagazhi, jo në pjesën ku ulen udhëtarët”, ka shkruar ajo.

Osmankaq u ka bërë thirrje autoriteteve kosovare të Aeroporit të Prishtinës të marrin masa ndaj një veprimi të tillë.

“Autoritetet e Aeroportit të Prishtinës duhet t`i shqiptojnë masë ndëshkuese, kësaj kompanie, në mënyrë që skenat e tilla të mos përsëriten. Kjo kompani duhet ta kuptojë qartë se është kompani udhëtimi për të gjallë, e jo të fus kufoma mbi kokat e udhëtarëve që paguajnë para të majme për të udhëtuar me të”, ka shtuar ajo.

Exit mobile version