Site icon PrishtinaPress

Ndodhë edhe kjo, Hoxhaj përkthyes i Isa Mustafës! (Video)

Gjatë ditës së sotme, kryeministri i vendit Isa Mustafa ka pritur në takim Ministrin e Punëve të Jashtme gjermane, Sigmar Gabriel.

Përgjatë konferencës, dy përfaqësuesit e shteteve diskutuan për disa çështje të ndryshme si dhe rrjedhën e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Përpos që kryeministri Mustafa u shpreh i kënaqur nga ky takim me përfaqësuesin gjerman, ishin disa detaje të kësaj konference që u munduan të mbulohen.

Problemet teknike ishin në nivelin më të lartë të mundshëm gjatë mbajtjes së kësaj konference.

Shfaqja e problemeve teknike filloj që nga mos-arritja e përçimit të fjalëve përmes kufjeve.

Assesi nuk u arrit që ajo çfarë flitej në mikrofon të dëgjohej përmes kufjeve. Po ashtu përkthimi nga gjuha gjermane ishte problem tjetër kyç.

Përkthyesi i gjuhës gjermane nuk arriti që të bëjë përkthimin e fjalimit të dyshes, teksa kryeministri Mustafa u mundua që këtë situatë ta mbulojë me një buzëqeshje duke e shndërruar kështu situatën si komike.

Një djalë i cili ishte në rolin e përkthyesit u detyrua që të afrohej afër Ministrit gjerman në mënyrë që të dëgjohej përkthimi.

Por më qesharakja nga të gjitha ishte se Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj u detyrua të shndërrohej në përkthyes, kështu duke i përkthyer kryeministri Mustafa atë se çfarë thuhej nga ministri gjerman.

Përkundër faktit që Mustafa nuk kuptonte dhe përkthente nga gjuha gjermane, duhet përkujtuar që ai ishte rezident për tetë vite në shtetin gjerman, e sot i mungonin njohuritë elementare të gjuhës kësaj gjuhe.

Exit mobile version