0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Ndodh edhe kjo: Prishtina bëhet me dy kryekuvendarë

Kuvendi i Komunës së Prishtinës ka dy kryekuvendarë, njëri njihet nga pushteti lokal e një tjetër nga pushteti qendror. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës të premten votuan Pëllumb Bajqinovcin si kryesues të ri, pas shkarkimit të Fehmi Kupinës javë më parë. Megjithatë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e ka hedhur poshtë vendimin e shkarkimit të Kupinës dhe e konsideron ende kryesues.

MAPL-ja e ka hedhur poshtë vendimin për shkarkim të Kupinës të mbledhjes së pestë të Asamblesë, duke thënë se vendimi kishte ardhur pasi paraprakisht seanca ishte mbyllur me arsyen se nuk kishte kushte për punë.

Për opozitën në Prishtinë, që është partia që udhëheq me pushtetin qendror – Lëvizjen Vetëvendosje – Kupina mbetet kryesues.

Edhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka reaguar për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme nga opozita e Kuvendit Komunal të Prishtinës për caktimin e kryetarit të ri të Kuvendit Komunal.

Në shkresën e dërguar asamblistit Ajet Brajshori dhe kryetarit aktual të Kuvendit, Fehmi Kupina, thuhet se “mbledhja e V-të e kryeqytetit e mbajtur më 27 qershor ka përfunduar në atë moment kur kryesuesi i Kuvendit e ka shpallur të mbyllur mbledhjen për shkak të rrethanave të krijuara të cilat kanë pamundësuar vazhdimin e mbledhjes. E njëri nga vendimet që nuk krijon efekt juridik është edhe vendimi për shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit të kryeqytetit”.

Në shkresë MAPL-ja ka theksuar se Kuvendi i Komunës së Prishtinës ligjërisht ka kryesues dhe ka rekomanduar të mos mbahet seancë për zgjedhjen e një kryesuesi të ri, pasi ka theksuar se fillimisht duhet të zhvillohen procedura për shkarkimin e tij.

Kupina ishte zgjedhur në fillim të mandatit me votat e asamblistëve të subjekteve politike që e bëjnë pushtetin lokal në Prishtinë. Muajin e shkuar ai dha dorëheqjen nga LDK-ja dhe bashkoi votat me opozitën për t’i shkarkuar aksionarët e ndërmarrjeve publike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img