Site icon PrishtinaPress

Ndjekja e ‘frikshme’ e Benzemas për Lewandowskin, gara për Pichichi shumë e zjarrtë në ndeshjet e fundit në La Liga

Karim Benzema dëshiron të mbajë Pichichin, trofeun që fitoi për herë të parë sezonin e kaluar dhe me gjashtë ndeshje për të mbetura, numri 9 i Real Madridit është afruar shumë me Robert Lewandowskin, diçka që dukej e pamundur jo shumë kohë më parë.

Në javën e 33-të në La Liga, që fillon sot, diferenca është ngushtuar në vetëm dy gola: 19 për numrin 9 të Barçës dhe 17 për yllin e Real Madridit.

Sezoni ka dy pjesë shumë të ndryshme për Benzemën. Në të parën, me Botërorin në prapavijë, lëndimet dhe shqetësimet e kishin me frenuar. Pesë gola në shtatë ndeshje të ligës që kishte Benzema, bënte që francezi të kishte një distancë të madhe nga 13 golat në 14 ndeshje për polakun.

Por, pas kthimit nga Katari, ku Karim shkoi dhe u rikthye pa luajtur, bëri që ai të reflektoj dhe të fillojë shënimin e golave deri në ngushtimin e diferencës me Lewan.

Nga ajo kohë, Benzema ka shënuar 12 gola nga 14 ndeshje të luajtura, ndërsa polaku ka shënuar vetëm gjashtë gola në numrin e njëjtë të ndeshjeve të zhvilluara.

Me tri golat në shtëpi të arritura ndaj Almeria, Benzema ka nisur gjuetinë e tij për trofeun Pichichi.

Me titullin e veshur si Blaugrana, finalja e ligës do të ketë një nga fokuset e saj të dihet se kush kryeson tabelën e golashënuesve në fund. Avantazhi shkon për Lewandowskin, por Benzema është gati të mbrojë fronin e tij deri në fund.

Ndeshjet e mbetura për Lewandowskin në La Liga

Osasuna (vendas)

Espanyol (mysafir)

Real Sociedad (vendas)

Valladolid (mysafir)

Mallorca (vendas)

Celta Vigo (mysafir)

Ndeshjet e mbetura për Benzemën në La Liga

Real Sociedad (mysafir)

Getafe (vendas)

Valencia (mysafir)

Rayo Vallecano (vendas)

Sevilje (mysafir)

Athletic Bilbao (vendas)

Exit mobile version