Teksa jemi pak orë përpara nisjes së përballjes Shqipëri-Poloni, në stadiumin “Air Albania” kanë ardhur nga Prishtina tifozët “Plisat”.
“Plisat” e Prishtinës mbërritën pak orë para startimit të ndeshjes, ku kanë nxehur rrugët e kryeqytetit.
Në mbështetje të kuqezinjve janë tifozët nga mbarë trojet shqiptare.
Shqipëria dhe Polonia do luajnë sot në 20:45 në “Air Albania” për grupin E kualifikues të Euro 2024.
Një fitore në këtë përballje e afron Shqipërinë drejt Euro 2023.