Në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, kudo në botë shqiptarët sonte kanë ndezur qerinj për viktimat e gjenocidit në Kosovë.
Ndezja e qirinjve nën moton “Ne nuk harrojmë – Ndize një qiri për viktimat e gjenocidit në Kosovë”, u bë sot para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:30.
“Solidarizimi i qytetarëve jashtë kufijve të Kosovës do të jetë i mirëseardhur”, thuhet në njoftim.