Site icon PrishtinaPress

Ndikimi rus në Kosovë, përmes lojërave të fatit

Dikush mund t’i shoh si mundësi për të fituara të holla. Por mbrapa tyre ka dyshime se qëndrojnë biznesmen rus.

Kështu po pretendon drejtori për siguri i Institutit të Kosovës për Studime Ndërkombëtare, Bedri Elezi.

Elezi thotë se instituti që drejton e ka ngrit zërin qysh në vitin 2016 për ndikimin rus në Ballkan.

Se shteti rus ka njerëzit e vet në Kosovë e pohon edhe anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shemsi Syla.

Madje ky thotë se shumë shpejt ky komision do të mblidhet për të diskutuar për këtë çështje.

Ndërkohë Drejtori i Departamentit për Operacione, Afrim Ahmeti, thotë se Policia e Kosovës, është e gatshme me u përballë me çdo situatë, por që tani për tani situata është nën kontroll.

E Rusia tashmë ka një qendër të madhe të spiunazhit në Serbi të Jugut, përkatësisht në Nish, nën emrin e Qendrës Humanitare Ruso-Serbe

Kjo bazë është vendosur në një pozicion strategjik afër aeroportit të Nishit, autostradës së Korridorit X, ngjitur me ambientet e Naftna Industrija Srbije, e cila është aksionare kryesore në Gazpromin e Rusisë.

Exit mobile version