2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Ndihmuan mikun e ngushtë të Putinit të fshihte paratë, dënohen 4 bankierë në Zvicër

Në Zvicër, bankat janë të detyruara të refuzojnë ose të ndërpresin marrëdhëniet afariste nëse ka dyshime për identitetin e palës kontraktuese.

Katër bankierë që ndihmuan mikun e ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin, të depozitonte miliona franga përmes llogarive bankare në Zvicër janë dënuar për mungesë kujdesi në transaksionet financiare.

Akuza ndaj tyre lidhej me asistencën e dhënë violoncelistit Sergey Rolduginit, të cilin qeveria zvicerane e cilësoi si “njeriun-kuletë të Putinit”.

Bankierët, tre rusë dhe një zviceran, e ndihmuan Rolduginin, i cili është dhe kumbari i vajzës së madhe të Putinit, Marias, të depozitonte shuma marramendëse parash në llogaritë bankare zvicerane nga viti 2014 deri në 2016-tën.

Kjo gjë përmes dy llogarive bankare në Gazprombank në Cyrih, pa u kryer verifikime të mjaftueshme. Nga sa pohon Reuters, në aktakuzën e parë nënvizohet se si njerëz si Roldugini u përdorën për të fshehur pronarët e vërtetë të parave.

Në Zvicër, bankat janë të detyruara të refuzojnë ose të ndërpresin marrëdhëniet afariste nëse ka dyshime për identitetin e palës kontraktuese.

Katër burrat, të cilët nuk mund të identifikohen shkaku i kufizimeve zvicerane për raportime, u shpallën fajtorë në një seancë në Gjykatën e Cyrihut dhe u dënuan me kusht me nga shtatë muaj heqje lirie secili./PrishtinaPress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img