1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Ndihmës Sekretari amerikan vizitoi Vërmicën, siguroi mbështetjen e pakursyer ndaj Kosovës

Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), Todd D. Robinson, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Kosovë ishte edhe në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se Robinson u prit në takim nga drejtori i përgjithshëm, Gazmend Hoxha, kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor, Kushtrim Hodaj, drejtori i Departamentit për Hetime Kolonel, Agron Nezaj, dhe drejtori i Departamentit Kufitar Nënkolonel, Fehmi Xhata.

Robinson u njoftua për sulmin terrorist të ndodhur me 24 shtator 2023 në veri të vendit, më saktësisht në Bajnskë të Mitrovicës. Hoxha  e falënderoi për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme me donacione që INL ka bërë dhe po bënë për Policinë e Kosovës.

Në anën tjetër, Robinson  u nda i kënaqur me mikpritjen dhe informacionet e pranuara, dhe  siguroi se INL do të vazhdoj me përkrahjen e pakursyer ndaj institucioneve të Kosovës.

Për vizitën në fjalë në Vërmicë ka shkruar edhe ambasada e ShBA-së në Kosovë, për të cilën ka thënë se Robinson u ndal për të  diskutuar mbi rolin jetik të bashkëpunimit kufitar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit transnacional. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img