Xhiroja e shtatë në Superligë ka nisur dje në Podujevë.
Llapi fitoi bindshëm prej 3-0 ndaj Suharekës.
Dita e sotme po ashtu sjellë dy ndeshje të tjera në elitën e futbollit kosovar.
Në Klinë, Dukagjini i Ismet Munishit do të përballët me Dritën.
Në “18 Qershori”, Drita zbarkon pas fitores së madhe në derbi ndaj Ballkanit.
Në anën tjetër, Dukagjini rikthehet në shtëpi prej humbjes nga Prishtina në “Kampin Nacional” në Hajvali.
Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet në Suharekë.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani i bën konak Ferizajt.
Ballkani kërkon rikthimin te fitorja pas humbjes në Gjilan, derisa një të tillë, Ferizaj s’e ka arritur që nga java e parë.
Për momentin, tabelës i prinë Malisheva me 13 pikë, aq sa ka edhe Llapi në të dytin e Suhareka në të tretin.
Dy ndeshjet e fundit luhen nesër.