0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ndeshje e çmendur në Suharekë, Ballkani e Gjilani ndajnë pikët

Xhiroja e  11-të e Superligës së Kosovës ka nisur sot në Suharekë.

Ballkani i bëri konak Gjilanit, me një ndeshje të çmendur, me plotë dramë e emocione.

Takimi u mbyllë me shifrat 3-3, shkruan “Gazeta Express”.

Së pari në epërsi doli Ballkani, derisa Gjilani brenda pjesës së parë e ktheu rezultatin në 2-1.

Për 2-2, Ballkani barazoi në pjesën e dytë, teksa Karrica shënoi për 3-2.

Por, Gjilani nuk u dorëzua, dhe në fund të ndeshjes fitoi një penallti, të cilën fillimisht e humbi Armend Thaqi, mirëpo pas kthimit të topit nga Senad Jarovic, Thaqi shënoi në portën e zbrazur.

Me këtë pikë, Ballkani mbetet në krye me 19 pikë, me një ndeshje më shumë se Malisheva e vendit të dytë.

Gjilani zë pozitën e shtatë me 13 pikë./GazetaExpress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img