1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Ndeshja në Tiranë, Rama: Kam grua e djalë, pse duhet të shkojë me Kurtin

Të hënën në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, do zhvillohet në ndeshja e fundit të kualifikimeve për Europianin e vitit të ardhshëm.

Herën e fundit aty, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ndoqën të distancuar ndeshjen kundër Çekisë.

Rama u pyet mbrëmë në Report TV nëse këtë herë do të jetë ulur përkrah Kurtit, në rast se kryeministri kosovar do të shkojë sërish për ta parë ndeshjen.

“Ç’është kjo? Unë kam grua, kam djalë që shkoj në stadium, pse duhet të shkojë me të tjerë?”, tha ai.

 

 

“Secili shkon në stadium për qejf. Nuk shkojmë në stadium për t’i bashkuar trojet tona. Shkojmë në stadium për të parë një ekip kombëtar që bashkon shqiptarë nga të gjitha trojet tona dhe secili e sheh ndeshjen për qejfin e vet. Ç’do me thënë kjo do shkoni në stadium?”, shtoi Rama.

Kryeministri shqiptar pati thënë se nuk e dinte që kryeministri i Kosovës sot të shkonte në Tiranë më 12 tetor.

Marrëdhëniet mes kryeministrave nuk janë të mira, pasi Rama ka pasur qëndrim goxha kritik për sjelljen e Kurtit në dialogun me Serbinë dhe në raport me ndërkombëtarët, duke e akuzuar edhe se e ka dobësuar pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img