Site icon PrishtinaPress

Ndeshja me Bullgarinë sfidë për sigurinë, Policia shprehet e gatshme për ruajtjen e rendit dhe qetësisë

Kosova nis sot rrugëtimin e saj në futboll drejt Kampionatit Evropian që do të mbahet në vitin 2020.

Sfidë të parë, Kosova do ta ketë Bullgarinë në ndeshjen që do të zhvillohet me fillim prej orës 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, raporton prishtinapress.eu

Përveq një testi në aspektin sportiv, kjo për Kosovën do të jetë test edhe në aspektin e sigurisë.

Kjo për arsyen se kjo ndeshje do të përcillet nga një numër shumë i madh tifozësh, brenda e jashtë stadiumit.

E nga Policia e Kosovës po shprehen se janë të gatshëm për këtë sfidë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha për lajmi.net se janë marrë të gjitha veprimet dhe masat e duhura për sigurimin e perimetrit, dhe ruajtjen e rendi dhe qetësisë publike.

Në aspektin policor, ku përfshihet siguria e perimetrit të jashtëm dhe të gjitha të tjerat, nga ana e policisë janë ndërmarrë të gjithë veprimet  për sigurinë dhe ruajtjen e rendit dhe qetësis publike”, ka thënë Kelani

Ai po ashtu ka bërë të ditur se në kuadër të këtyre veprime është bërë edhe rritja e stafit të personelit policor që do të përkujdeset për sigurinë në kryeqytet.

Kujtojmë se në Kosovë ende nuk janë shënuar incidente në ngjarje sportive me karakter ndërkombëtar.

Exit mobile version