0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ndërtimtaria në Kosovë/ 15 të vdekur gjatë vitit 2022

Kushtet e punës dhe mos siguria në punë, sidomos në sektorin e ndërtimtarisë shpeshherë del të jetë fatale për punëtorët e këtij sektori. Vetëm gjatë vitit 2022 në Kosovë, 15 persona në sektorin e ndërtimtarisë kanë humbur jetën në vendin e punës.

E, për këtë ndërtimtaria në Kosovë konsiderohet me rrezikshmëri të lartë, pasi që shumë nga kompanitë ndërtuese nuk i obligojnë punëtorët që gjatë kohës së punës të pajisen me masat mbrojtëse dhe po ashtu nuk ofrojnë siguri të mjaftueshme për ta në vend-punishte.

Sipas të dhënave të Inspektoratit të Punës gjatë vitit 2022, 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit në punishte.

“Gjatë vitit 2022 janë evidentuar 15 raste të aksidenteve në vendin e punës që kanë rezultuar me fatalitet”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Inspektoratit dërguar IndeksOnline.

E në anën tjetër Inspektorati i Punës ka mungesë të inspektorëve, të cilët do t’i inspektonin punimet në terren.

Përfaqësuesi i shoqatës së ndërtimtarisë në Kosovë, Faton Hoxha ka pohuar për IndeksOnline se kushtet për punëtorët e këtij sektorit janë drejtë rregullimit.

Megjithëse ka vdekje të punëtorëve në vendin e punës, Hoxha thotë se siguria tashmë është rritur, krahasuar me vite më parë.

“Kur jemi të siguria e punëtorëve ne ende nuk kemi të paktën ligj se cilat kushte duhet të përmbahemi për sigurinë e punëtorëve, e di se ka numër të konsiderueshëm të lëndimeve, madje edhe të vdekje në ndërtimtari. Mirëpo ndër vite siguria është përmirësuar, që sasia e objekteve është duke u rritë ndërsa numri i të lënduarve është zvogëluar”, përfundoi Hoxha.

Ndërsa thotë se pagat e ulëta mbetet njëra prej problematikave më të mëdha në Kosovë.

Hoxha për IndeksOnline bëri të ditur se një punëtor i thjeshtë paguhet rreth 3 euro për orë, ndërsa mjeshtri 7 euro.

“Kryesisht kushtet në raport me çdo vit i kemi ma mirë edhe ma mirë, edhe kushtet e sigurisë. Rroga diku është prej 3 euro për orë të punëtorit deri në 7 euro, varësisht prej kualifikimeve qe i ka. Nëse për kohën që punon sepse ndërtimtaria është punë sezonale nuk punohet për 12 muaj, por më e marrë si një mesatare prej 800 euro neto”, ka thënë ai.

Ai tha se trend në Kosovë është që punëtorët e thjeshtë të paguhen për gjysme nga mjeshtri.

“Punëtorët paguhen zakonisht është një trend që paguhet sa gjysma e mjeshtrit, mirëpo gjithmonë iu ka dhënë mundësi të avancohen, më marrë kushtimisht zanatin edhe në mungesë të shkollave profesionale”, theksojë Hoxha.

Hoxha thotë se interesimi për punë nga shtetet e jashtme është shtuar.  Pasi që sipas tij ka mungesë të fuqisë punëtore.

“Kanë ardhur kryesisht prej Turqisë, nuk mundem me thënë me siguri të plotë por prej Pakistanit, Bangladeshit ka disa tentativa, prej disa kompanive që janë bëre për më i marrë punëtorët prej jashtë por në punishte nuk kam hasur, prej Turqisë po. Nuk është shumë mungesa e ndërtimtarisë me ikje e punëtoreve, sepse ata që janë super të kualifikuar  i kanë kushtet e mira edhe këtu, në krahasim sa paguhet ndërtimtaria në Slloveni në krahasim me shpenzimet sa janë atje, rrogat janë gati të njëjta. Ndoshta kjo mungesa që po vërehet është për shkak të sasisë së madhe të ndërtimin në Kosovë, edhe për qeta mungesa është e theksuar”, tha Hoxha.

Ai gjithashtu ka treguar se asnjëherë nuk kanë pasur mbështetje nga asnjë Qeveri në pushtet, vetëm se i kanë shfrytëzuar si ‘bankomat’.

“Firmat e ndërtimit që është kontributdhënësi i gjashtë i Bruto produktit vendor të Kosovës, të gjitha qeveritë pa dallim e kanë shikuar vetëm si bankomat, d.m.th. të marrim çka kemi prej tyre, por nuk ka ndonjë subvencionim”, tha ai.

Ndryshe, Inspektorati i Punës gjithashtu ka bëre të ditur se gjatë vitit 2022 janë shqiptuar 359 masa ndëshkimore ndaj punëdhënësve kurse në vitin 2023 deri më tani janë ndëshkuar 80 punëdhënës.

Sipas nenit 25 të Ligjit Nr.04/L-161 për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, gjobat fillojnë prej 500 euro e deri në 35 mijë euro, të ndara nga dispozitat./IndeksOnline/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img