1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Ndërtimi i rrugës “A” nis brenda muajit, e gjatë 6 kilometra (VIDEO)

Në lagjen Kalabria në Prishtinë, te kolektori i hapur, do të nisë ndërtimi i rrugës “A”.

Tashmë është pothuajse gati i gjithë dizajni. Kështu për një muaj planifikohet të fillojnë 1.5 kilometrshi i parë. Projekti aktualisht është në fazën e fundit të tenderimit.

“Diku 150 metra ose 200 metra është në pjesën e Kalabrisë, pra mbyllja e kolektorit të hapur deri te Veterrikut dhe është pjesa e Veterrikut deri te vazhdimi i rrugës “B, kjo është faza e parë që do të punohet. Në buxhetin e vitit 2023 ne kemi paraparë që të vazhdohet pjesa e projektit të rrugës “A” me vazhdim të segmenteve të tjera, dizajni në total përmbyllet në fund të vitit”, tha drejtori i investimeve kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferri.

Rruga planifikohet të ketë nga tre korsi në dy drejtimet, trotuarin dhe shtegun e biçikletave.

Kjo nyje e komunikacionit do të jetë 6 kilometra gjithsej, derisa sipas Xhaferrit gjatë këtij mandati planifikohet të përfundojnë 4 kilometra.

E në vitin 2023-ën parashihet të fillojë procesi i shpronësimit dhe zgjidhjes së problemeve eventuale me pronat.

Sipas ekspertit të komunikacionit, Nol Dedaj, rruga “A” do të ndikojë direkt në lirimin e qytetit, sidomos gjatë orëve kur ka më së shumti kolona, në mëngjes dhe në mbrëmje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img