Site icon PrishtinaPress

Ndërtimet pa leje, Prokuroria e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër 25 personave

Prokuroria e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër 25 personave, zyrtarë të komunave për veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, si vazhdimësi e aksionit për ndërtimet pa leje në komunat që janë në kompetencë territoriale të kësaj prokurorie.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, tha për Express se në aktakuzë janë të përfshirë zyrtarëve komunalë të dyshuar për ndërtime pa leje.

Nikçi konfirmon se në dy vitet e fundit janë arrestuar 30 zyrtarë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

Në rast se gjykata e shpall fajtor ndonjë nga personat e përfshirë në aktakuzë, pritet edhe rrënimi i objekteve pa leje.

Exit mobile version