2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Ndërtesa e Qeverisë u ndriçua me ngjyrat e flamurit LGBT, Mustafa e quan Kurtin mashtrues

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, e ka quajtur kryeministrin Kurti “mashtrues tipik”.

Këtë reagim Mustafa e bëri pasi Kurti në Twitter në gjuhën angleze njoftoi se ndërtesa e Qeverisë është ndriçuar me ngjyrat e flamurit LGBT, mirëpo jo në Facebook.

Mustafa ka thënë se në Twitter janë votuesit e Kurtit që janë pro komunitetit LGBT, ndërsa në Facebook janë votuesit që e kundërshtojnë atë.

“Mashtrues tipik. Poston në Tëitter në anglisht për t’i mashtruar votuesit e tij pro-LGBT por nuk e poston të njejtën në Facebook në shqip për t’i mashtruar votuesit e tij anti-LGBT. Dmth ky nuk ka parime, ka vetëm taktika për grabitje votash. Mashtrues tipik”, ka shkruar Mustafa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img