Aktori i njohur ndërkombëtar, Jamie Foxx, është hospitalizuar së fundmi, pasi gjendja e tij shëndetësore u keqësua gjatë xhirimeve të një filmi në Atlanta.
“Fatmirësisht, për shkak të veprimeve të shpejta dhe kujdesit të madh, ai tashmë është në rrugën e shërimit”, tha vajza e tij në një deklaratë për media.
E duke parë gjendjen e tij të rënduar ë fundmi, emra të famshëm kanë shprehur mbështetjen e tyre për yllin hollivudian.
Ndër ta edhe këngëtarja shqiptare e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Linda Halimi, publikoi një fotografi me të për ndjekësit e saj në Instagram.
Këngëtarja nga Vitia ndau me fansat një fotografi të realizuar para shumë vitesh me Jamie Foxx, ku ky i fundit shihet duke bërë bashkë me të simbolin e shqiponjës me duar.
“Ne u takuam në vitin 2015 dhe madje kënduam së bashku në palestër (qesh), harruam se ishim atje për të stërvitur vërtet. Lutem për shërimin e tij”, ka shkruar Halimi në Instagram.
Linda përndryshe prej më shumë se një dekade është shpërngulur nga Kosova dhe jeton së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj në Amerikë.