Legjenda e “S Club 7”, Paul Cattermole, ka vdekur në moshën 46-vjeçare, sipas një njoftimi të bërë nga grupi.
Kjo vjen vetëm disa muaj pasi ata zbuluan planet për t’u ribashkuar për një turne në Mbretërinë e Bashkuar.
Duke shpërndarë një foto të Cattermole në Instagram, grupi shkroi: “Ne jemi vërtet të shkatërruar nga vdekja e vëllait tonë Paul”.
“Nuk ka fjalë për të përshkruar trishtimin dhe humbjen e thellë që ndjejmë të gjithë”.
“Ne ishim shumë me fat që e patëm atë në jetën tonë dhe jemi mirënjohës për kujtimet e mrekullueshme që kemi. Ai do t’i mungojë shumë secilit prej nesh”, thuhet më tej në postim.
“Ne kërkojmë që ju të respektoni privatësinë e familjes së tij dhe të grupit në këtë kohë”.
Cattermole iu bashkua Hannah Spearritt, Bradley McIntosh, Tina Barrett, Jo O’Meara, Jon Lee dhe Rachel Stevens kur “S Club 7” u formua në 1988.
Ata morën famë të madhe menjëherë asokohe dhe u ngjitën në top listat muzikore.
Të njëjtit vazhduan të luanin në seritë televizive, duke përfshirë “Miami 7” dhe fituan dy çmime “Brit”.
Cattermole ishte i pari që u largua nga grupi në qershor 2002, përpara se të gjithë të ndaheshin një vit më vonë.