Site icon PrishtinaPress

Ndërron jetë ylli i Eurovisionit

Sara Tavares, këngëtarja e cila konkurroi në ‘Eurovision Song Contest’ në vitin 1994, ka vdekur në moshën 45 vjeçare.

Ajo ishte diagnostikuar me tumor në tru për më shumë se një dekadë më parë, në vitin 2009, transmeton Indeksonline.

Për vdekjen e saj kanë raportuar mediat lokale.

Në vitin 1994, këngëtarja fito konkursin kombëtar të këngës televizive në Portugali, të quajtur Chuva de Estrelas, pasi këndoi këngën One Moment in Time të Whitney Houston.

Ajo fitoi gjithashtu Festivalin da Canção, gjë që rezultoi në emërimin e saj si përfaqësuese e vendit në Eurovizion atë vit.

Albumi i saj i fundit, Fitxadu, u publikua gjashtë vjet më parë në 2017.

“Portugalia sapo humbi një tjetër artiste të madhe: Sara Tavares. Skena e muzikës portugeze nuk do të jetë e njëjtë pa ju.????????️”, ka shkruar një fans.

“Vdekja është e dhimbshme”. Pusho e qetë Sara Tavares. Faleminderit për muzikën. ????????️’, shkroi një tjetër./Indeksonline/

Exit mobile version