Sot ka ndërruar jetë voglushja nga Drenasi, e cila ditë më parë kishte pësuar djegie të shkallës së tretë.
Dea, 9 muajshe kishte qëndruar për disa ditë në koma, teksa kërkohej ndihmë për shërimin e saj.
Babai i Deas, ditë më parë ka treguar se vajza e tij aksidentalisht është përvëluar nga uji tejet i ngrohtë.
Lajmi u bë i ditur nga familjarët e voglushes.