Site icon PrishtinaPress

Ndërron jetë Valentina Ibrahimi – ishte diagnostikuar me leukemi akute

Ka ndërruar jetë Valentina Ibrahimi, 24 vjeçarja e cila ishte diagnostikuar me sëmundjen e leukemisë akute.

Lajmin e ka bërë të ditur InfoGjilan, përmes një postim në Facebook.

“Ngushëllime familjes, të afërmve dhe gjithë atyre që e njohën e ndihmuan aq shumë për grumbullimin e parave për shërimin e saj. Anulohen të gjitha aktivitetet e parapara”, thuhet në njoftim.

Ditë më parë këngëtari Labinot Tahiri, kishte marrë iniciative që të mbledhë para për shërimin e Valentinës.

Tahiri kishte udhëtuar për në Gjermani për t’i vizituar familjarët e saj.

Valentina ishte duke u trajtuar në Turqi, dhe për shërimin e plotë të saj i duheshin 200 mijë euro. Ministria e Shëndetësisë kishte ofruar 30 mijë euro ndihmë.

 

Exit mobile version