1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit e përleshjes së mbrëmshme me armë në Kumanovë

Njëri nga personat që u plagosën mbrëmë në përleshjen me armë zjarri mes anëtarëve të dy familjeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ka vdekur mbrëmë në klinikën e e Shkupit.

Sipas Alsat mësohet se plagëve nuk iu mbijetoi 48-vjeçari Vebi Maksuti.

Mbrëmë rreth orës 18.00 sherri kishte filluar nga dy familjet Latifi dhe Maksuti i cili fillimisht nisi me përleshje fizike dhe mbaroi me të shtëna me armë zjarri.

Përleshja fizike që ka eskaluar në përplasje me armë mes dy grupeve në Kumanovë, sipas informatave që ka siguruar Alsat, ka ndodhur në rrugën “Tode Mendoll” në afërsi të marketit “Ardi” pas një zënke mes dy familjeve.

Në këtë incident në njërën anë janë përfshirë personat F.L. (61) dhe V.L. (48) dhe në anën tjetër V.M., XH.M. ,R.M dhe M.M.

Vebi Maksuti nga njëra anë ishte personi që u godit nga plumbi vdekjeprurës, i cili me urgjencë është dërguar në Klinikën e Shkupit, ku ka ndërruar jetë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img