Ka ndërruar jetë Elmi Morina, pjesëtarë i Policisë së Kosovës dhe ish-pjesëtarë i UÇK-së.
Ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur kryeministri në largim, Ramush Haradinaj.
Ai tha se Morina ishte luftëtar i dalluar i Brigadës 122 ‘Imer Krasniqi’ dhe shërbeu pas çlirimit, në Policinë e Kosovës, detyrë të cilën e kreu me nderë e përkushtim.
Postimi i plotë:
Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Elmi Morina nga Gllareva e Klinës.
Luftëtari i dalluar i Brigadës 122″ Imer Krasniqi”, shërbeu pas çlirimit në Policinë e Kosovës, detyrë që e kreu me nderë e përkushtim.
Ngushëllime familjes dhe bashkëluftetarëve.
RH