Sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë në QKUK një i paraburgosur.
Ai vdiq në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale në QKUK, bëjnë të ditur burimet e Indeksonline.
Të njëjtat burime tregojnë se viktima është Nermin Muliq, i cili ka qenë i paraburgosur në Hajvali.
Ai para disa ditëve iu nënshtrua një operacioni.
Tashmë lidhur rastin janë njoftuar njësitet relevante.