0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ndërron jetë në moshë të re ish-sportistja e njohur, Shqipe Bajqinca-Brestovci

Pas një sëmundje të rëndë të gjatë, ka ndërruar jetë Shqipe Bajçinca – Brestovci, ish hedbolliste, karateiste dhe atlete.

Kanë qenë familjarët që kanë njoftuar për vdekjen e Shqipe e cila ishte drejtuese në KOK në vitet e fundit dhe profesoreshë në UP.

Presidenti i KOK, Ismet Krasniqi përmes një telegrami ngushëllimi ka ngushëlluar familjarët dhe komunitetin e sportit për ndarjen nga jeta të anëtares së BE të KOK-ut, Shqipe Bajçinca-Brestovci.

E nderuara familja Bajçinca-Brestovci,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kontribueses së madhe të sportit, Shqipe Bajçinca-Brestovci.

Shqipja ishte anëtare e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut në dy mandatet e fundit, duke dhënë kontribut të çmuar për gjithë lëvizjen Olimpike, promovimin e vlerave olimpike dhe avancimin e sportit.

Ajo ishte kryetare komisionit “Femra dhe Sporti”, ku ishte zë i femrave, të cilat i shtynte për të drejtat e tyre në sport, anëtare e Komisionit për kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve etj.

Bajçinca-Brestovci ishte edhe pedagoge në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, ndërsa gjatë karrierës 24 vjeçare si si sportiste ishte marrë edhe me karate, atletikë dhe hendboll.

Shqipja, e cila dallohej për tejkalim të sfidave, këtë herë nuk mundi të kalojë sëmundjen e rëndë, nga e cila po vuante prej disa vitesh.

Ndarja e saj nga jeta do të lë boshllëm të madh tek brezat e rinj, e sidomos vajzat për të cilat ishte frymëzim, se si me punë, përkushtim dhe profesionalizëm mund të arrihen sukseset.

Në emër të Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë lëvizjes olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të thella, familjes së saj, sportdashësve dhe miqëve të shumtë.

Ismet Krasniqi

President i Komitetit Olimpik i Kosovës

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img