Site icon PrishtinaPress

Ndërron jetë në aksident komunikacioni Togeri i Policisë së Kosovës

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 12:20 në fshatin Rogoçicë të Kamenicës.

Fatkeqësisht, viktimë e aksidentit ka mbetur togeri i Policisë së Kosovës, Agim Maliqi nga Kamenica.
Vdekjen e zyrtarit policor e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur në ora 12:20 të vendi i quajtur “Te Tyrbja”.

“Ju informojmë se sot më datë 26.06.2023, në rreth orës 12:20 ka ndodhur një aksident trafiku te vendi i quajtur ,, Te Tyrbja” në fshatin Rogoqicë, komuna e Kamenicës, në mes të mjetit motorik katërrotësh të Policisë së Kosovës dhe një veture civile”, ka thënë ai./Indeksonline/

Exit mobile version