Është shuar sot një prej punëtorëve më të zellshëm të Prizrenit, Sylejman Dapko.
Sylejmani, i njohur për prizrenasit për qebaptoren e tij “Te Syla”, ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të tij.
Ai do të përcjellet me ceremoni mortore nesër, me fillim nga ora 14:15.
“Te Syla” është biznesi i ngritur nga vet Sylejmani, i cili është përcjellur me zell te pasardhësit e tij.