Aktori Richard Chamberlain ka vdekur, raporton Variety.
Ai ishte 90 vjeçar.
I njëjti vdiq si pasojë e një goditjeje në tru.

Richard Chamberlain (lindur me emrin George Richard Chamberlain më 31 mars 1934 në Beverly Hills, California) ishte një aktor dhe këngëtar amerikan, i njohur më së shumti për rolet e tij televizive në vitet 1960 dhe 1980, të cilat i dhanë atij statusin e një ylli ndërkombëtar.
Richard ishte djali i Elsinore dhe Charles Chamberlain. Ai studioi në Pomona College, ku mori një diplomë Bachelor of Arts.
Gjatë Luftës së Koresë, ai shërbeu në ushtrinë amerikane dhe pas kthimit iu përkushtua më seriozisht aktrimit.
Chamberlain u bë i famshëm në vitin 1961 për rolin e tij si Dr. James Kildare në serialin mjekësor me të njëjtin emër, “Dr. Kildare”. Seriali u bë një hit i madh.
Ai publikoi disa albume dhe këngë, duke përfshirë hitin “Three Stars Will Shine Tonight”.
Pas suksesit të tij në televizion, Chamberlain iu përkushtua teatrit dhe filmit.