Agim Lluka ka ndërruar jetë sot pas një beteje me sëmundjen.
Agim Lluka ishte që nga fillimi ndër drejtuesit më të spikatur të segmenteve të Korporatës Dukagjni, përfshirë edhe RTV Dukagjinin.
Roli i Agimit mbetet i madh në zhvillimin e jetës letrare, arsimore e kulturore edhe në sistem paralel, duke e vënë shtypshkronjën Dukagjini në dispozicion të rrethanave të kohës së okupimit në shërbim të institucioneve të Kosovës.
Pas luftës ishte ideator i themelimit të Radio Dukagjinit.
U shqua si mbështetës i librit me shtëpitë botuese, ombrellë e korporates.
Ai do të mbetet në kujtesë për zellin, kontributin e madh dhe urtësinë e dëshmuar për dekada.