Site icon PrishtinaPress

Ndërroi jetë profesori Basri Çapriqi

Poeti dhe profesori i Universitetit të Prishtinës, Basri Çapriqi, ka ndërruar jetë të dielën, në moshën 58-vjeçare. Varrimi i të ndjerit do të bëhet të martën, në Prishtinë.

Çapriqi ishte lindur më 15.01.1960, në Anë të Malit, Ulqin. Ka lënë pas vetes gruan dhe dy fëmijë. Çapriqi ishte profesor i Letersisë Shqipe, Gazetarisë, Letërsisë së Përgjithshme dhe Krahasimtare në Universitetin e Prishtinës.

I ndjeri ishte një ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ka udhëhequr PEN Qendrën e Kosovës, dhe ka botuar më shumë se 100 studime e artikuj nëpër revista të ndryshme brenda dhe jashtë vendi.

Është përfshirë në dhjetra antologji të poezisë në gjuhë të huaja (polonisht, rumanisht, gjermanisht, kroatisht, maqedonisht, anglisht, frengjisht, arabisht, japonisht, koreane).

Exit mobile version