Site icon PrishtinaPress

Ndërroi jetë edhe familjari i katërt nga Ferizaj që u aksidentua në Gjermani

Ka ndërruar jetë edhe familjari i katërt që ishte i përfshirë në aksidentin në Landin e Baden Württemberg në Gjermani.

Këtë e bëri të ditur Meliza Haradinaj-Stublla, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Ajo ka thënë se MPJD dhe misionet e saj diplomatike e konsullore janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e shteteve pritëse dhe në shërbim të qytetarëve tanë kudo.

“Në këto çaste të vështira për të gjithë ne ku për vetëm një javë u shuan tragjikisht 6 jetëra të bashkatdhetarëve tanë, shprehim pikëllimin e thellë për të gjitha tragjeditë e tmerrshme që rënduan fatin e diasporës sonë sidomos javën e fundit, duke u shprehur ngushëllimet e sinqerta në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës”.

“Duke qenë të vetëdijshëm që jeta në mërgim nuk është e lehtë, dua të shprehë mirënjohjen time të thellë për të gjithë bashkëkombësit tanë në diasporë që nuk e harruan asnjëherë gjakun, atdheun, dhe kombin, dhe kështu mbesin pjesë e pandashme e jona, pavarësisht se ku ndodhen fizikisht”.

Exit mobile version