Site icon PrishtinaPress

Ndërrohen pajisjet e sallës plenare të Kuvendit të Kosovës

Tashmë janë ndryshuar pajisjet e sallës plenare të Kuvendit të Kosovës.

Këtë e bëri të ditur Ilir Kërçeli, shef i stafit të kabinetit të kryetari të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

“Pas 21 vitesh po ndërrohen pajisjet e sallës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kërçeli në Facebook, derisa ka shpërndarë fotografi të sallës.

Klan Kosova ka raportuar vazhdimisht për rinovimet që do t’i bëhen sallës plenare, e cila pritet të hyjë në funksion nga shtatori

Exit mobile version