1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ndërpritet transporti publik në krejt Kosovën, Shpend Ahmeti thotë se nuk janë konsultuar komunat

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se ka pranuar sot vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për ndërprerjen e Transportit Publik në krejt Republikën e Kosovës.

Ahmeti ka thënë se ky vendim është marrë pa asnjë konsultim me Komunën e Prishtinës.

“Përderisa kemi qenë përkrahës kryesorë të masave restriktive, dhe po ashtu kemi mbështetur secilin vendim të nivelit qendror, ky vendim është marr pa asnjë konsultim, as edhe 30 sekondësh me Komunën e Prishtinës e as me komunat tjera. Ky vendim përveç kostos, ka ndikim në qarkullimin e njerëzve që nuk kanë mundësi tjetër, duke ditur që në Prishtinë ende funksionojnë institucionet publike, institucionet shëndetësore e edhe disa kompani”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Më tej, i pari i Prishtinës ka thënë se koordinimi mes institucioneve është i domosdoshëm.

“Ndoshta ky vendim do të ishte i domosdoshëm, por ndërprerja e menjëhershme pa kurrfarë mundësie që të planifikojmë më mirë edhe si logjistikë edhe si kosto nuk ka nevojë të behet. Koordinimi me krejt institucionet është i domosdoshëm. Jemi të gjithë ushtarë në një betejë. P.S. besoj qe Qeveria do të shtojë edhe disa miliona subvencione për kompanitë e transportit publik në krejt Kosovën”, ka thënë Ahmeti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img