-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ndërpriten përgatitjet e ekipit Olimpik të Kosovës, kjo është arsyeja

Ekipi Olimpik i Kosovës për Festivalin Olimpik Dimëror Evropian për të Rinj (EYOF) Sarajeva 2019, është detyruar t’i ndërpresë përgatitjet, të cilat prej javës së kaluar po i kryen në Brod të Dragashit.

Shkak për ndërprerjen e seancës së tretë, dhe njëkohësisht të fundit, janë bërë kushtet atmosferike dhe kushtet e borës, pasi që nuk u arriti niveli minimal i borës për të vazhduar me përgatitje.

Përkundër që kjo ishte seanca e fundit përgatitore për ekipin olimpik të Kosovës, trajneri Feim Kollqaku vendosi që ato të ndërpriten në mënyrë që të mos shkaktohen lëndime për skitarët, shkruan prishtinapress.eu

“Trajneri udhëheqës Feim Kollqaku, në koordinim me ndihmës trajnerin e tij, Egzon Agani dhe me ne (FSK), e gjithashtu në pëlqim me garueset, kanë vendosur që kjo seanca e tretë (e fundit) të anulohet dhe kësisoj të mënjanohen lëndimet potenciale”, thuhet në njoftimin e Federatës Skitare të Kosovës (FSK).

Përveç përgatitjeve në Brod, dy skitaret, Klea Vrella dhe Elba Kokaj, kanë ushtruar disa javë edhe në Erzurum të Turqisë. Vrella dhe Kokaj do ta përfaqësojnë Kosovës në EYOF nga 10 deri më 16 shkurt të këtij viti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img