0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Ndërpriten gërmimet në Kizhevak të Serbisë për shkak të motit, Gërxhaliu thotë se janë nxjerrë pjesë kockore të pesë personave

Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit ka njoftuar se për shkak të motit janë ndërprerë punimet për gjetjet mortore në Kizhevak të Serbisë.

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu ka thënë se në Kizhevak janë përdorur tri lokacione për fshehje të krimit nga Serbia, në ujë, miniera dhe varrezat civile.

Gërxhaliu ka thënë se kjo është bërë më qëllim të humbjes së gjurmëve.

“Dje e mbyllëm varrezën në Kizhevak, aty kemi punuar që pesë vite. Për shkak të motit është ndërprerë puna. Kemi nxjerrë pjesët kockore dhe kemi marrë mostrat për ADN dhe deri në kthimin e punës në pranverë do të bëhet identifikimi i 4-5 personave që janë nxjerrë”, tha Gërxhaliu para mediave.

Gërmimet për gjetjet mortore të viktimave shqiptare janë duke u bërë edhe në disa lokacione në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img