Inspektorati Shëndetësor sot do të kryejë inspektime në Spitalin e Gjakovës.
Televizioni Klan Kosova mëson se ky inspektim vjen pas vendimit që spitali në fjalë ka marrë për ndërprerje të punës në Sallat Operative.
Spitali rajonal këtë vendim e ka marrë me arsyetimin siç thuhet në vendim: “Për shkak të periudhës së pushimeve vjetore, temperaturave të larta dhe mungesës së kushteve optimale për punë”.