Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë po mbahen homazhet publike në nderim të Ismail Kadaresë, shkrimtarit të madh shqiptar që vdiq të hënën në moshën 88-vjeçare.
Në Tiranë për homazhe ka shkuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ajo ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.
Homazhe para arkivolit të Kadaresë ka bërë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me anëtarë të kabinetit të tij, sikurse edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Po ashtu aty janë parë edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.