1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Nderohen heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Në 27 vjetorin e rënies, sot nderohen dëshmorët Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, të cilët flijuan jetën e tyre gjatë luftimeve të pabarabarta me forcat policore-ushtarake të pushtuesit serb në Prishtinë.
Në ora 11:00 bëhen homazhe në fshatin Llugë, te Obelisku i Heroit te Kombit Afrim Zhitia.
Në ora 12:00 bëhen homazhe te përmendoret e heronjve Fahri dhe Bahri Fazliu në fshatin Llaushë.
Në ora 14:00 bëhen nderime në Breg të Diellit në vendin ku kanë rënë heroikisht heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.
Fahri Fazliu, u lind në vitin 1963 në Llaushë të Podujevës. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prishtinë. Ai ishte pjesëmarrës edhe në demonstratat e vitit 1981. Në vitin 1981-1982 shkon në shërbimin ushtarak, dhe pas kthimit nga shërbimi ushtarak u punësua si dispeçer i trenave në Organizatën Hekurudhore ”Prishtina”, ku këtu edhe ishte personi i parë që urdhëresat do t’i shkruajë në gjuhën shqipe.
Afrim Zhitia u lind në vitin 1965 në fshatin Llugë të Podujevës, ndërsa shkollën fillore e kreu në vendlindje, e të mesmen në Prishtinë. Më 1982, si nxënës i vitit të tretë të shkollës së mesme, inkuadrohet në organizatën ilegale Fronti Nacionalçlirimtar i Kosovës. Kurse, më 1984 arrestohet bashkë më shokë dhe dënohet me katër vjet burg.

Më 2 nëntor të dy bashkë Afrimi dhe Fahriu u rrethuan në lagjen Kodra e Diellit dhe pas një lufte disa orësh që bënë me forcat pushtuese ranë në altarin e lirisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img