2.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Ndërmarrja e Komunës së Prishtinës Blen Veturë 20 Mijë Euro

Ndërmarrja publike “Stacioni i Autobusëve” ka shpenzuar rreth 20 mijë euro për blerjen e një veture luksoze.

Telenovela me blerje të veturave luksoze po vazhdon. Karvanit të këtyre blerjeve nga institucionet dhe ndërmarrjet publike i bashkohet edhe Ndërmarrja Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” – Prishtinë

Kjo ndërmarrje ka paguar 19 mijë e 750 euro për blerjen e veturës të tipit “Renault”.

Aksionar kryesor dhe i vetëm i kësaj ndërmarrjeje është Komuna e Prishtinës.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në fushatën për kryetar të kryeqytetit në vitin 2013 e kishte kritikuar luksin e udhëheqësve të Komunës, e cila në atë kohë drejtohej nga kryeministri aktual Isa Mustafa. Ahmeti madje kishte premtuar se veturën luksoze Audi Q7 do të shiste.

Atë veturë luksoze e ka hequr nga përdorimi por deri më tani nuk ka arritur ta shesë.

Ndërkohë që kryetari i Prishtinës kryen punët zyrtare me një veturë të thjeshtë, kompania publike “Stacioni i Autobusëve” e ka siguruar një veturë luksoze.

njoftimin e publikuar në KRPP është rekomanduar për kontratë kompania “Auto Mita” për blerjen e një veture zyrtare në vlerë prej 19 mijë e 750 euro.

Sipas njoftimit, për këtë blerje “Stacioni i Autobusëve” mjetet i kishte siguruar nga të hyrat vetanake, prej të cilave kishte parashikuar 20 mijë euro për blerje të veturës.

Udhëheqësi i prokurimit në këtë ndërmarrje, Fitim Vokrri, për “Gazetën Jeta në Kosovë” thotë se vetura do t’i shërbejë drejtorit por edhe administratës në përgjithësi.

Vetura është blerë për t’i shërbyer drejtorit, administratës në përgjithësi, por kryesisht drejtorit”, tha Vokrri.

Vokrri tha po ashtu se drejtor i kësaj ndërmarrjeje publike është Ylber Çitaku. Por, Çitaku ishte shkarkuar në shtator të vitit të kaluar, ndërkohë që vendimin e bordit e kishte anuluar Inspektorati i Punës.

Fitim Vokrri më tej konfirmoi se vetura është e markës “Renault” e vitit 2016.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img