-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ndërkombëtarët mbështesin transformimin e FSK-së, dënojnë sulmin në Banjskë

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), të enjten kanë organizuar konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2023”. Partnerët ndërkombëtar shprehën mbështetje për FSK-në, teksa një zëri dënuan sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Ministri i Mbrojtjes, Naser Maqedonci, duke folur për sulmin në Banjskë, tha se nuk pati sukses falë ndërhyrjes së Policisë së Kosovës.

Për më tepër, Maqedonci tha se sulme të tilla mund të përsëriten, përderisa Serbia kryen stërvitje ushtarake afër kufirit me Kosovën.

“Roli i partnereve në këtë fushë nuk është veç i rëndësishëm por fundamental. Mbesim t’i ndajmë me partnerët tanë të botës demokratike. Me qëllim të vazhdimit të interesave të tyre hegjemoniste, kjo vërehet në luftën në Ukrainë dhe Izrael. Rëndësia e jonë në operacionet e kanë dëshmuar në pjesën veriore të vendit grupet serbe kanë tentuar të marrin territor. Duke i’u falënderuar Policisë njësiteve të saj dhe bashkëpunimit me partnerët tanë kanë dëshmuar për profesionalizmin. Serbia ka gjithmonë interesa hegjemoniste. Duke dashur forcimin e ushtrisë kemi investuar në armatim. Për herë të parë, Kosova ka marrë pjesë në stërvitjet ‘Defender 2023’ të organizuar nga ShBA”, u shpreh ai.

“Kosova nuk do të jetë kërcënim për askënd por do të jemi partnerë dhe për këto vite ne kemi bërë transformimin real. Buxheti për FSK është rritur për 110 për qind. Gjatë këtyre dy viteve të fundit kemi investuar në sistemin e armatimit dhe kemi marrë pjesë në ushtrime ushtarake. Për më tepër FSK ka zbarkuar në lindjen e mesme për operacione trajnime dhe për paqe. Ne gjithashtu jemi krenar me qendrën e trajnimit që ofron trajnime të operatorëve vendor dhe ndërkombëtar”.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, tha se FSK-ja nuk do te ishte këtu nëse nuk do kishte mbështetjen nga vendet aleate me trajnime.

Ai tha se rasti i fundit në Banjskë është mesazh i qartë që FSK-ja duhet të jetë gjithmonë e gatshme për sulme të tilla.

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, foli për mbështetjen e Turqisë në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, teksa pati edhe falënderime për ndihmën nga tërmeti në këtë shtet.

Madje tha se Turqia ka mbështetur FSK me 16 milionë euro.

“Turqia është e interesuar të arrihet stabiliteti në gjithë vendit. Këto lidhje përcaktojnë politikat dhe lidhjet tona për të forcuar stabilitetin në rajon e më gjerë. Në këtë kontekst, përkundër kësaj dua ta falënderoj ekipin e kërkim shpëtimit për ndihmën e dhënë gjatë tërmetit në Turqi. Për këto vite, Turqia ka mbështetur FSK me 16 milionë euro”.

Ambasadori i ShBA-së, Jeff Hovenier, siguroi edhe njëherë mbështetjen e shtetit të tij për transforimin e FSK-së, raporton EO.

“ShBA-ja është e përkushtuar gjithmonë për të mbështetur transformimin e FSK. Në këtë kontekst, një ndër prioritet tona është ta mbështesim transformimin dhjetëvjeçar të FSK-së për të kryer mbrojtjen. Ne jemi të përkushtuar gjithashtu në ndihmën me miliona euro”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img