Ish-ushtari i UÇK-së, Reshat Ramadani, e ka nderuar në mënyrë te veçanta komandantin e tij, Agim Ramadani.
Në 25-vjetorin e rënies së komandantit të UÇK-së, ai ka vendosur që heroit të Kosovës t`i dërgonte lule të shtatorja e tij në mënyrë unike.
U veshur me uniformë ushtarake, ai është zvarritur për disa metra për të vendosur lule të freskëta tek shtatorja e komandantit Agim Ramadani.
Ky nderim i veçantë është incizuar edhe me video dhe është postuar në “Facebook” nga Bujar Ramadani.