Një dëmtim i tmerrshëm është parë në futbollin ekuadoriane, në ndeshjen mes Orense dhe Emelec, kur mbrojtësi i majtë i ekipit mysafir, Jackson Rodriguez, ka thyer këmbën dhe është transportuar menjëherë në spital me ambulance.
Ishte vetëm minuta e dytë e lojës kur Rodríguez u rrëzua në fushë pas ndërhyrjes brutale të lojtarit vendas Calderon, i cili theu këmbën e rivalit të tij.
Pas rishikimit të VAR-it, Calderon mori karton të kuq, ndërsa fatkeqi Rodriguez u dërgua në spital, ku klubi e kontaktoi dhe tha se do t’i nënshtrohet urgjentisht një operacioni të hënën.
Interesant është fakti se skuadra vendase fitoi 2:1 ndaj Emelek edhe me një lojtar më pak.
Më poshtë mund të shikoni pamjet e dëmtimit të rëndë të Rodriguez.