-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ndërhyrja e Serbisë në shëndetësi, Reshitaj thërret mbledhje të komisionit parlamentar

Deputetja e AAK-së dhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj, ka reaguar ashpër për njoftimin e Serbisë lidhur me konkursin për mjekë në Kosovë.

Në gazetën zyrtare të Republikës së Serbisë, e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, më 22 prill ka hapur një konkurs për mjekët, infermierët dhe teknikët serb, për të punuar për një periudhë të pacaktuar në Kosovë.

Sipas deputetes, kjo tregon mos transparencë të radhës të qeverisë dhe ministrit Arben Vitia për menaxhimin e situatës me COVID-19.

Reshitaj gjithashtu ka njoftuar se si kryetare e komisionit parlamentar, ka ftuar për të martën në takim anëtarët e komisionit për shëndetësi dhe mirëqenie sociale për të diskutuar masat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë dhe për të trajtuar temat në lidhje me menaxhimin e situatës me koronavirus.

Postimi i plotë:

Publikimi në gazetën zyrtare të Republikës së Serbisë se e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, më 22 prill ka hapur një konkurs per mjekët, infermierët dhe teknikët serb, për të punuar për një periudhë të pacaktuar në Kosovë për parandalimin e përhapjes së sëmundjes infektive covid 19 ndër të tjera është edhe mos transparenca e radhës e qeverisë në detyrë përkatësisht e Minsitrisë së Shëndetësisë dhe ministrit Vitia në menaxhimin e situatës me covid 19 në vend.

Ministri Vitia duhet të informoi të gjithë qytetarët e vendit nëse ka kërkuar ndihmë nga Serbia për staf mjekësor dhe nese jo ai duhet të na njoftoj a janë të informuar për këtë veprim të Serbisë.

Gjithashtu ai duhet të tregoi se si do të funksionojnë në Kosovë keta punonjës shëndetësorë nga shteti i Serbisë, a do të funksionojnë si punonjës në kuadër të sistemit shëndetësor të Kosovës apo si punonjës humanitar shëndetësor të ardhur nga Serbia.

Dua të rikujtoj se në cilësinë e profesionistes mjekësore, por edhe kryetares së Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale me 16 mars kam kërkuar nga Ministri i Shëndetësisë që sa më parë zyrtarisht të ftoi për mobilizim të gjithë profesionistët mjekësorë në vend, mjekë dhe infermierë, laborantë e farmacistë, përfshirë studentët e Fakultetit të Mjekësisë, për të vënë dijen e përvojën e tyre në shërbim të vendit e qytetarëve sepse vetëm të bashkuar si profesionistë dhe institucione do të mund të përballojmë më lehtë këtë situatë.

Ne kemi mjaftueshëm profesionistë mjekësorë në vend e të pa punësuar edhe pse ka vite që ata presin edhe mundësinë për avancim specialistik dhe nuk i është dhënë. Ndonëse të lënduar ndër vite dhe jo të përkahur sa duhet nga vetë shteti ata janë të gatëshëm të kontrubojnë në këtë kohë dhe çdo kohë për të mbrojtë shëndetin e qytetarëve të vendit të tyre, por jo edhe të tolerojnë ofendime të tilla kinëse sjellje të një grupi të profesionistëve shëndetësorë nga Serbia për të na ndihmuar dhe pastaj për t’u punësuar edhe atë me konkurse dhe ftesë urgjente të konkurimit. Çfarë kurthe e radhës është kjo?! Sërbia hap konkurs urgjent në Kosovë për 275 profesionistē mjekësor deri sa ne vetëm mjekë i kemi mbi 600 të papunë!! Çfarë po ndodh?!!

Si kryetare e komisionit parlamentar kam ftuar për të marten në takim anëtarët e komisionit për shëndetësi dhe mirëqenie sociale për të diskutuar masat e ndermarra nga Ministria e Shendetësisë dhe po ashtu për të trajtuar të gjitha temat në lidhje me menaxhimin e situatës me covid 19 nga Ministria e Shëndetësisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img